“Habilajt” dalin para gjykatës më 31 tetor në Katania

Anëtarët e bandës së trafikut të drogës të drejtuar nga vëllezërit Habilaj pritet të dalin para Gjykatës së Katanias pas 4 ditësh.

Seanca e parë gjyqësore ndaj të arrestuarve në Itali është fiksuar në datën 31 tetor. Avokatët e 8 të arrestuarve kanë paraqitur ankesë ndaj vendimit të Gjykatës së Katanias për t’i arrestuar klientët e tyre.

Dëshmia e të arrestuarve pritet me interes në Shqipëri, pasi në bisedat e përgjuara mes tyre ata kanë përmendur disa her ëish –ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën akuzë dhe po hetohet në Shqipëri për trafik droge, pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër nga të arrestuarit janë shqiptarë:

Swiss Digital Mobile Reklama

 Moisi Habilaj, lindur më 18.01.1978, banues në Vlorë (kreu i bandës)

Fatmir Minaj, lindur më 15.04.1962, banues në komunë Modica të Raguzës, Itali

Maridian Sulaj, lindur më 27.01.2016, banues në komunë Modica të Raguzës, Itali

Nezar Seiti, lindur më 30.03.1977, banues në Vlorë (i arrestuar në Shqipëri)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?