Halimi dorëzon mandatin, Basha mesazh: Liria për të…
Pasi Eduard Halimi, bëri me dije se ka dorëzuar mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017, në qarkun e Beratit, ka reaguar kreu i PD-së.
Në një status në facebook, Basha shkruan se Halimi u largua për të ndjekur pasionin e tij të avokatisë. Duke e falenderuar për kontributin e dhënë në PD, Basha e vlerëson Halimin duke thënë se ai ka lënë gjurmët e veta në qeverisje por edhe në opozitë.
”Si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një jurist i mprehtë, Eduard Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetueshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme”,-shkruan Basha.
Reagimi i Bashës
Eduart Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij.
Si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një jurist i mprehtë, Eduard Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetueshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme.
Shpreh falenderimet dhe mirënjohjen nga zemra për kontributin e tij të çmuar, dhe bashkë me urimet e mija më të mira, edhe bindjen se me projektet e reja që ka, ai do të vazhdojë ti shërbejë ligjit dhe vendit.
KOHA JONË SONDAZH

