Halimi ”kryqëzon” Tahirin: Si ka mundësi që Habilajt nuk u vunë kurrë në përgjim nga Policia?
”Si ka mundësi që Habilajt nuk u vunë kurrë në përgjim nga Policia?”, kjo ishte pyetja e drejtpërdrejtë e deputetit demokrat Eduard Halimi për ish-ministrin e Brendshëm Tahirin. Një pyetje që shumëkush mund ta mendojë. Ndërsa Tahiri iu shmang një përgjigje direkte në lidhje me pyetjen e Halimit, duke thënë se është i gatshëm të hetohet po jo politikisht.
DEBATI I PLOTË:
Halimi: Ne kemi marrë kërkesën me prova të prokurorisë, ato të seancës me media dhe ato të seancës pa media, kemi lexuar dosjen 400 dhe me 1800 faqe me një përgjim dhe 300 përgjime sa keni. Sipas këtyre materiale rezulton se grupi kriminal i strukturuar kanë trafikuar të qetë me skaf me gomone me peshkarexhë dhe me makinë drogë dhe armë. Sot a jeni të bindur ju vetë se ka prova të mjaftueshme se makina AA 003 GB është përdorur për trafik?! Bazuar në dosjen jo të prokurorëve shqiptarë që ka paragjykime, po në dosjen e gjyqtarëve të Katanias.
E dyta a jeni i bindur ju sot se Habilajt përfaqësojnë së paku një familje kriminale që për 4 vjet kanë trafikuar drogë dhe armë dhe që për 4 vjet policia nuk trokiti po sipas përgjimeve segmente të policisë dhe politikës ishin pjesë.
E treta Dritan Zagani u hapi luftë dhe i denoncoi publikisht duke rrezikuar jetën e vetë, të gruas dhe tre fëmijëve, sot si deklaroheni fajtor apo i pafajshëm që burgosët Zaganin. Kush është llumi në këtë histori?! Ata që e lanë familjen klanin kriminal Habilaj nga shtator 2013-shtator 2017 që të lëvizte lirshëm drejt Italisë, policia shqiptare, politika shqiptare apo policia italiane që për 4 vjet e përgjoi dhe e coi para drejtësisë?!
E katërta: komisar Zagani ka patur luftë të hapur, kryeministri e quajti zagar përvec burgosjes, nga ana tjetër ju nuk bëtë asnjë veprim të vetëm për të çuar Habilajt para drejtësisë. SOt ato që tha Zagani dolën tërësisht të vërteta! Nëse ju dhe kryeministri Rama do mbanit anën e komisar Zaganit ju gjykoni se Habilajt do trafikonin këto 2 vjet? Kush është llumi në këtë mes?! Ju që mbajtët anën e Habiljat apo komisar Zagani?!
(Ndërhyn Ruçi)
Ruçi: Bëni pyetje, jo historikun!
Halimi: Po bëj pyetjen, jam deputet. Pra po e them edhe njëherë: deklarohesh fajtor apo i pafajshëm që për shkak të kryeministrit dhe tuajin për 2 vjet familja kriminale Habilaj që na doli këtu shtrin rrjetin e tyre në polici, nga provat që kemi këtu, te radarët, i shtrinë pas 2015. Kush është llumi këtu ata që mbajtën anën e Zaganit apo ata që mbajtën anën e Habilajve që e shtrinë rrjetin në 2 vitet e fundit?! Pyetja e fundit: Ka provë se një nga anëtarët e Habilajt ka ardhur në Tiranë dhe ka biseduar me shefin e madh, koha rezulton me aksionin Fundi i Marrëzisë. A ka pasur Habiljat dorë në luftën kundër lojrave të fatit?
Hajdari: Në 6 pyetje meritojnë përgjigje, të tjera ishin prezumime apo gjykime. Juve personalisht dhe dikush tjetër nga ju që ka bërë gjyqin publik në bazë të Komisionit të Venecias nuk duhet të ishte këtu!
Na keni në dispozicion, na njihni me cdo provë! Pyetja e parë sa i përket dekretit të gjykatës së Katanias dhe i kemi gjithë faqet. Ne nuk gjejmë asnjë lloj indicie, asnjë lloj detaji që përfshihet deputeti Tahiri. Kush përfshihet ka funksionarë apo jo, prokuroria ta kishte hetuar. Cështjet e tjera kishin të bënin me konsideratë që klërkojnë përgjigje refuzuese, nëse ka deputeti…
Tahiri: I nderuar deputet, unë jua ritheksoj, jam shumë i hapur që të hetohet gjithcka lidhur me mua, po sigurisht nuk mund të pranoj që me standardin e Sali Berishës apo kujtdo tjetër që bënte gjyqe publike të arrestohem dhe pastaj të gjenden prova. Nuk ka kështu. Unë dua prova tani. Dëgjova këtu nga prokuroria që mund të iki.
Nuk kam ndërmend të largohem, nuk prish centimetrin! Se do prish provat! S’ka asgjë të vërtetë. Sa i takon makinës sime, me qëndrimet ndaj Dritan Zaganit, unë kam qenë shumë i qartë, as jam fshehur, as kam heshtur, unë skam përdorur detyrën time për të fshehur të vërtetën! Kam kërkuar edhe atëherë të hetohem! Sot keni një vendim të prokurorisë së Fierit ku të gjitha ato që thatë ju me gojën e Zaganit janë gënjeshtra!
KOHA JONË SONDAZH

