Hanes Svoboda: Pse Brukseli i jep prioritet Serbisë dhe jo Shqipërisë?

Sot pritet që BE-ja të pranojë në gjirin e saj vendet e Ballkanit, por do të ketë diferencime. Duke marrë shkas nga deklarat e zyrtarëve të BE-së se në vitin 2025, Serbia dhe Mali i Zi, do të bëhen pjesë e BE-së, por që pas do të bëjë Shqipëria. Pikërisht për diferencimin e vendit tonë nga Serbia dhe Mali i Zi, ka shprehur kritika të forta diplomati i njohur austriak, Hanes Svoboda.

”Kemi kohë që mendojmë për zgjerimin. Ua kemi premtuar që do të ketë një zgjerim. Sepse nuk mund të themi që bota mbaron në Kroaci dhe më pas fillon sërish në Greqi. Na duhet që të mos e lëmë këtë rajon si një vrimë të zezë. Por nëse strategjia e paraqitur, është më e mira, kjo është një pyetje tjetër. Ajo vë në pikëpyetje faktin nëse prioriteti që i jepet Serbisë dhe Malit të Zi, nuk lë pas vende të tjera- mendoj për Shqipërinë, e cila është përpjekur shumë kohët e fundit për të bërë hapa përpara. Kisha imagjinuar një tjetër strategji, por në parim kemi thënë që nuk mund të lëmë një vrimë të zezë në Europë, që mund të mbushet nga të tjerët”,-thotë ai.

Një panëkaqësi të tillë e ka shprehur edhe kryeministri Edi Rama, sipas të cilit, është e padrejtë që BE e ka diferencuar Shqipërinë nga Serbia dhe Mali i Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?