“Harroni çështjen çame”, reagon ashpër PD: Deklarata e Presidentit grek, arrogante dhe anti-europiane
Partia Demokratike dënon ashpër deklaratën e djeshme të Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i cili e konsideron të pakuptimtë shtrimin e çështjes çame nga Shqipëria në kohën kur kërkohet perspektiva evropiane.
Reagimi i selisë blu vjen nga kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku, i cili thekson se deklarata e presidentit grek për Çamërinë është arrogante dhe e papranueshme.
Përmes reagimit në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Çollaku shprehet se deklarata e kreut të shtetit helen nuk ka asnjë lidhje me frymën e Europës me të cilën ai po kërcënon Shqipërinë në lidhje me çështjen e integrimit.
Reagimi i plotë i Kreshnik Çollakut
Arrogante dhe e papranueshme deklarata e presidentit grek për Çamërinë.
Çamëria është pjesë e identitetit kombëtar të shqiptarëve.
Integrimi Evropian është një interes kombëtar i shqiptarëve .
Por Evropa që shqiptarët ëndërrojnë është ajo e respektit te identiteteve dhe lirive të çdo individi apo kombi…
Nuk e di për cilën Evropë flet presidenti grek…por e sigurtë është se nuk flet për Evropën që njohim e duam.
KOHA JONË SONDAZH

