FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hetimi i gjyqtarëve, Manjani: Ikën kush nuk e justifikon pasurinë

 

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një intervistë për “Panorama” ka deklaruar se me finalizimin e Reformës në Drejtësi, nuk do të ketë më gjyqtarë, prokurorë, apo zyrtarë të paprekshëm.

Sipas tij, pasuritë e pajustifikuara të gjithsecilit do të hetohen dhe në rast se dalin të tilla, atëherë do të marrin ndëshkimin e merituar. Sipas Manjanit, kjo është një nga komponentët e rëndësishëm të reformës, nderkohe qe tema antikorrupsion është temë simpatike për opinionin publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çështja është që nuk duhet të harxhojmë kohë si do të na dëgjojë opinioni publik. Ne duhet të synojmë që të ndërtojmë një sistem gjyqësor të besueshëm, por kjo nuk bëhet nga jashtë sistemit. Është shumë e rëndësishme që sistemi i besueshëm të nisë nga vetë gjykata. Një gjykatë e besueshme duhet të bëjë dy gjëra, e para të ngrihet mbi pushteti politik dhe të gjykojë ministra, deputetët, kryeministra, pa iu dridhur qerpiku. E dyta, duhet të gjykojë shpejt për njerëzit. Njerëzit që presin te dera e gjykatës janë kontingjent për të shtuar klimën e mosbesimit”­ thotë ai. Sipas Manjanit, nëse gjykata nuk besohet, nuk kemi bërë asgjë. “Do të kemi bërë reformën e radhës, ligjet e radhës. Ju e shikoni sa shpesh ndryshohet Kushtetuta. Kjo është mungesë stabiliteti juridik. Në Shqipëri, parimi i konstitucionalizmit është goditur rëndë, thjesht dhe për faktin që në Kushtetutë hyhet kaq shpesh dhe për gjithçka. Nëse bëjmë një gjykatë të besueshme, kemi zgjidhur gjithçka, kemi zgjidhur dhe qeverisjen e mirë”­thotë Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?