Hidhet shorti për anëtarë të KLGJ dhe KLP (VIDEO)

Nënkomisioni i ngritur pranë Kuvendit ka hedhur shortin e dytë për anëtarët e KLGJ dhe KLP, duke përzgjedhur emrat nga radhët e avokatisë, pedagogëve dhe shoqërisë civile të cilët do përbëjnë dy prej institucioneve të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Kështu, për KLGJ, goglat kanë seleksionuar dy kandidatët nga trupa e avokatisë, Fatos Lazimi dhe Fatmira Luli, nga trupa e pedagogëve Maksim Qoku e Mirela Bogdani si dhe kandidatja e shoqërisë civile për anëtare e KLGJ, Naureda Llagami.

Për anëtarët e KLP shorti përzgjodhi nga trupa e avokatëve Gëzim Allaraj dhe  Floreta Gjini. Nga radhët e pedagogëve, Eneda Sema dhe Gent Ibrahimi, ndërsa nga Shoqëria Civile, Andi Murati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista me kandidatët fitues në KLGJ dhe KLP, së bashku me raporte tpërkatëse do t’i përcillen Kuvendit për votim seancën e ditës së enjte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse lista nuk merr 2/3 e votave të Kuvendit (94 vota), do të rikthehen sërish në nënkomision për të nisur nga e para procedurën. Por ndryshimi është sipas ligjit të reformës në drejtësi, lista e tretë e cila miratohet nga nënkomisioni, ka një mekanizëm zhbllokues dhe pas hedhjes së goglave në komision, lista miratohet automatikisht dhe hyn në fuqi pa pasur nevojën e votave të Kuvendit.

Kandidatët për KLGJ

Fatos Lazimi

Fatmira Luli

Mirela Bogdani

Maksim Qoku

Naurela Llagani

Kandidatët për KLP

Gëzim Allaraj

Floreta Gjini

Eneda Sema

Gent Ibrahimi

Andi Murati

Video LIVE

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/1698125743584014/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?