Historia e Xhisielës, PS do pranojë ngritjen e një komisioni hetimor
“Nëse vërtetohet fajësia e djalit të deputetit, le të shkojë në burg”. Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv. Balla tha se nëse provohen akuzat për dhunë ndaj vajzës së re Xhisiela Maloku nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, atëherë ai duhet të shkojë në burg.
Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e vet. Prokuroria të bëjë punën që i takon. Nëse rezulton në faj, atëherë le të shkojë në burg. “Sa i takon rolit të deputetit Rraja, Balla tha Partia Socialiste do mbaj qëndrim edhe ndaj tij nëse konstatohet se ka penguar punën e policisë apo prokurorisë në zbardhjen e kësaj çështje.
Në rast se deputeti ka ushtruar dhe keqpërdor detyrën e tij për të minuar hetimin, bllokuar drejtësinë, sigurisht që do të ketë masa. Gjërat janë të ndara në këtë vend. Babait i është bërë shumë e qartë kjo prej ditësh”,- tha Taulant Balla.
Balla tha se kryetari i PD do dënohet për këtë shpifje të adresuar në drejtim të tij. Deputeti socialist tha se nuk ka qenë kurrë në stacionin policor të Fushë Krujës. “Në fund të kësaj historie do kemi një person të dënuar për shpifje dhe fyerje. Në çdo rast që e shpërdoron këtë detyrë, duhet të dënohesh. Nuk kam qenë kurrë në atë stacion policor. Të martën vendosa ta denoncoj i pari atë që po inskenohej. Atë ditë një TV kishte rifilluar transmetimet. Ishte njoftuar edhe nga një TV tjetër me shikueshmëri më të lartë se po përgatitej një kasetë në zyrat e PD dhe vendosa ta bëj publike. Atë ditë kur thonë se kam qenë në komisariat kam qenë në Elbasan me kryebashkiakun Qazim Sejdini ku kemi inspektuar kanalet vaditëse dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Hera e fundit që kam qenë në një komisariat ka qenë në zgjedhjet e 1996 kur na hynë në dajak dhe si komisionerë të PS na nxorën nga qendrat e votimit”,- tha Taulant Balla.
KOHA JONË SONDAZH

