FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hoyt Brian Yee nuk do jetë ambasador në Shkup

Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee ka hedhur poshtë lajmin që qarkulloi në media se ai do të emërohej ambasadori në Shkup. Në një intervistë ekskluzive për televizionin boshnjak N1, Yee tha se është i kënaqur me funksionin që ka aktualisht.

“Mos besoni çdo gjë që do të lexoni. Jam shumë krenar që jam zëvendësndihmës sekretar i SHBA-ve dhe jam i kënaqur nga puna ime. Më vjen mirë që mund të vërtetoj se ende do të jem në këtë pozitë”, tha Yee.

Ai shton se interesat e SHBA-ve në rajon janë të drejtuara nga ndihma që vendet e rajonit të mund të afrohen drejt qëllimeve të tyre dhe ato janë prosperiteti, demokracia dhe stabiliteti

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?