Humbi në Kukës, kandidati i Berishës: Patronazhistët dhe super-ministrat ishin me torbën plot

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata nuk arriti që të fitojë në zgjedhjet e parakohshme në Kukës. Dhe për humbjen, fajtor bën patronazhistët dhe super ministrat që sipas tij, ishin me torbën (çantë) plot.

”Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë”,-shkruan Vata.

Albert Halilaj, kandidati i PS-së fitoi me një diferencë të madhe, 5594 vota, kundrejt kandidatit Emri Vata i cili garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorë, të dashur demokratë, të dashur kuksianë! Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime. Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës. Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës.

Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë. Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes.

Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira. Uroj që vota e çdo qytetari Kuksian , të mos shpërdorohet.

Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

Miqësisht,

Emri VATA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?