FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idrizi: Çështja çame nuk është çështje prone

Çështja çame e rikthyer furishëm në debatin politik në vend gjatë ditëve të fundit, është tema e emisionit të radhës “Arena” i titulluar “Paqja në fuçitë e barutit”. Kreu i PDIU, Shpetim Idrizi u shpreh se Çështja çame nuk eshte ceshtje prone.

“Futja e çështjes çame në diskursin politik të Brukselit është një avancim, sepse në të gjithë e dimë se sa refraktare ishte pala grek. E intimiduar edhe pala shqiptare. Çështja çame nuk është më vetëm midis Shqipërisë dhe Greqisë, po është në mënyrë të arsyetuar edhe tek partnerët tanë. Ne jetojmë në një botë globale ku ka parametra të obligueshme. Adresimi nga Komisioneri Hahn është një hap shumë i rëndësishëm dhe është një çështje që mund të diskutohet në tavolina.

Çështja çame është e lidhur me ligjin e luftës. Sot kemi një artikulim të qartë për këtë çështje nga Presidenti i Republikës, kryeministri, ministri i Jashtëm, kryetari i opozitës. Çështja çame nuk është çështje prone dhe si e tillë nuk mund të jetë dot problem i traktatit të miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe si i tillë del nga fuqia vitin e ardhshëm. Çështja çame është çështje e të drejtave të njeriut”- tha Idrizi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?