Idrizi: Kur qesh greku, kujdes se vjen vaji për shqiptarët!
Dy ditë pas përfundimit të takimit 3 ditor mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, Shoqata Çamëria dhe PDIU, kanë zhvilluar një protestë para Ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Disa dhjetra protestues me pankarta në duar, kanë ndezur qirinj në trotuarin para godinës qeveritare, në kujtim të të rënëve në Çamëri.
Bisedimet mes Buahstit dhe Kotzias janë vlerësuar nga dy ministrat, por asnjëri nuk ka bërë publike atë që është arritur. Pas përfundimit të takimit 3 ditor, në Tepelenë kanë nisur kërkimet për eshtrat e ushatarëve grekë të rënë gjatë luftës së dytë botërore.
Tahir Muhedini në fjalën e tij tha se në një kohë kur varret e të parëve tanë u shkatërruan në Greqi, në Shqipëri kërkohen eshtrat e ushtarëve grekë.
Ndërkohë Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së, tha se gjithë këto ditë ne prisnim zgjidhjen e problemeve që kishte Shqipëria me Greqinë.
“Por edhe këtë rradhë ne u informuam nga ministri i Jashtëm i Greqisë, duke mësuar se në bisedime janë diskutuar vetëm problemet e Greqisë. Është për të ardhur keq, më gjeni një rast të asaj që po ndodh në Shqipëri, ku kërkohen eshtrat e ushtarëve grekë, të cilët kanë ardhur si pushtues në Shqipëri.
Si është e mundur sot që familjarët e ushtarëve grekë nuk tërheqin eshtrat e ushtarëve në Greqi, por kërkojnë varreza të tyre në Shqipëri? Si ka mundësi që ministrit të Jashtëm shqiptar nuk i interesojnë të rënët në Çamëri?
Në bisedimet e fundit sërisht avancoi axhenda greke dhe jo ajo shqiptare”, tha Idrizi, duke shtuar se ne prisnim nga kreu i diplomacisë shqiptare zgjidhjen e problemeve tona me Greqinë dhe jo zgjidhjen e problemeve që mund të kenë grekët me Shqipërinë. Mësohet se Idrizi ka thënë lidhur me bisedimet Bushati-Kotzias, pasi ministri grek doli në Korçë buzagaz e plot humor, se “kur qesh greku, kujdes se vjen vaji për shqiptarët!”.
Pas protestës së organizuar nga PDIU dhe organizata Çame në studion e Report Tv ishte i ftuar Abaz Hado i cili ka folur për gërmimet që po bëhen në Dragot për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grek që kanë rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Hado ka thënë se grekët kanë ardhur si pushtues në Shqipëri prandaj nuk duhet të ndërtohen varreza greke por memoriale. Më tej Hado ka shpjeguar se edhe 3000shqiptarët e Çamërisë duhet të kenë varreza sepse janë vrarë padrejtësisht.
Kreu i organizatës tregoi se do të luftojnë me çdo mjet juridik për të vendosur drejtësinë në vend për shqiptarët e Çamërisë.
Fjala e plotë:
Grekët kanë ardhur në Shqipëri si pushtues prandaj jam kundër varrezave në jug të vendit. Unë them se duhet të ketë memoriale dhe jo varreza, janë vrarë edhe Çamët ata meritojnë të respektohen me memoriale. Ne jemi shqiptar që kërkojmë të drejtat e shqiptarëve që janë mohuar për disa vite.
Ne kërkojmë që çështja çame për 3 000 shqiptarët e vrarë të bëhen varreza, kjo nuk pengon marrëdhëniet midis dy vendeve.
Nëse marrim informacione nga Greqia për varrezat greke dhe jo nga ministria jonë atëherë ky është një problem që duhet parë. Grekët kanë hedhur detaje për varrezat greke ndërsa ministri Bushati heshti, nuk tha asgjë për qytetarët shqiptar.
Popullsia çame ka 10 % të popullsisë dhe ne kërkojmë të drejtat tona, nuk kemi varreza as muze për 3000 njerëzit që janë masakruar nga grekët.
Kam besuar se Edi Rama ka dinjitetin e duhur e ka bërë gjithmonë, ka një tërheqje dhe shpresoj që të jetë vetëm për shkak të negociatave me Bashkimin Evropian.
Ne e kemi marrë me seriozitet çështjen çame që kërkesat tona edhe po të mos na mbështes shteti ti kërkojmë në gjykatat ndërkombëtare, do të luftojmë duke ndjekur normat juridike në përputhje me çdo ligj.
KOHA JONË SONDAZH


