FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idrizi:Komision parlamentar për çështjen çame

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka prezantuar hapat e radhës së partisë së tij në Këshillin Kombëtar. PDIU do të kërkojë ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për të zbardhur ngjarjen e qershorit 1944, si dhe regjistrimin e të zhdukurve e të vrarëve gjatë gjenocidit grek.

“Hapat jetikë që do fillojmë së bashku. E para, krijimi i komisionit të posaçëm parlamentar për çështjen çame, deputetë të PDIU dhe të tjerë do të kërkojnë zbardhjen e ngjarjeve të qershorit 1944. E dyta, regjistrimi i të zhdukurve, të vrarëve dhe atyre që humbën jetën gjatë gjenocidit grek mbi popullsinë çame, Organizata Botërore për të Zhdukurit do ketë gjithë të dhënat për të afërmit tanë. Ky është një detyrim i joni i madh moral”, tha Idrizi.

Mjaft i ashpër është treguar me klasën politike, ku z. Idrizi tha se çështja çame duhet të kthehet në një motiv krenarie, dhe jo të përdoret si rezervuar votash. “Ata janë të trembur prej të dhënave që vijnë nga matja e opinionit publik për rritjen e madhe të PDIU, dëshmi e së cilës janë anëtarësimet e shumta që nuk rreshtin asnjë ditë”, vijoi ai. -Top Channel

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?