FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta: Në Francë u sulmuan gjithë qytetarët europianë

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u ka nisur sot një mesazh ngushëllimi dy Presidentëve të Parlamentit dhe Senatit të Francës z. Claude Bartolone dhe z. Gerard Larcher pas sulmit terrorist në qytetin e Nicës mbrëmë në darkë.

Në mesazhin e tij, Kryetari Meta shprehet:

I nderuar Zoti President,

Swiss Digital Desktop Reklama

Më lejoni t’Ju përcjell në emër të Kuvendit të Shqipërisë keqardhjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të sulmit tronditës që ndodhi mbrëmë vonë në darkë në qendër të qytetit Nice, duke uruar njëkohësisht nga zemra shërim të shpejtë për të gjithë ata qindra qytetarë dhe fëmijë të plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmi i djeshëm është një sulm ndaj të gjithë qytetarëve evropianë, ndaj Shqipëria dhe  populli shqiptar gjenden sot përkrah popullit francez dhe në solidaritet të plotë me të gjithë qytetarët e Nicës. Terrori nuk mund të cënojë lirinë dhe vlerat e shoqërive tona demokratike, ndaj duhet të intensifikojmë bashkëpunimin dhe koordinimin mes vendeve tona aleate në interes të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të pafajshëm që jetojnë në hapësirën evropiane.

Sot Shqipëria është një me Francën dhe populli shqiptar është një me popullin francez. Me solidaritetin tonë të plotë dhe duke dënuar këtë akt të tmerrshëm terrorist, Ju siguroj se gjendemi përkrah Jush dhe miqve tanë francezë në këto ditë të vështira zie kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?