Ilirjan Celibashi: Nuk është vetëm Tom Doshi, ka dhe 10- 15 të tjerë me probleme në lista

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi  ka folur rreth problematikave me kandidatët për deputet që janë në listat e partive për zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për ABC,  i pyetur për rastin e Tom Doshit, për të cilin u kërkua nga Ambasada e SHBA që të mos kandidonte, Celibashi ka thënë se do t’i drejtohet Prokurorisë për të bërë një verifikim më të thellë.

Më tej Celibashi ka thënë se përveç Tom Doshit janë rreth 15 kandidatë që do të verifikohen pasi ka indicie se kanë probleme me dekriminalizimin. “Pardje kemi regjistruar listat. Dhe kemi kandidatë zyrtarisht për deputet. Ne jemi në të drejtën për të filluar proces verifikim. Nuk është vetëm Doshi, deri më tani kemi 10-15 raste por kjo do të vazhdojë. Po verifikohen dokumentacioni. Dhe do ja dërgojmë Prokurorisë“,- tha Celibashi.

Ai tha se “indiciet i merr ose nga deklarimet ku kanë bërë shënimet ku janë ndaluar nga policia, apo që kanë dënim. Vetëdeklarime. Ose nga të dhëna  të bëra publike. Apo raste të tjera si PD dhe PS kanë akuzuar kandidatë të njëra tjetrës. Informacion nga media. Dhe të gjitha përbëjnë indicie“.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?