Impianti i plehrave në Fier, Vasili zbulon dokumentet: LSI ishte kundër
Reagimin e tij në lidhje me ndërtimin dhe administrim e impiantit të mbledhjeve dhe përpunimit të mbetjeve si dhe prodhimit të energjinë në një zonë që prek disa fshatra të Fierit, Petrit Vasili e ka zgjeruar edhe më tej, duke publikuar dokumente konkrete.
Siç duket edhe në këto dokumente, përgjigje që ai i ka kthyer një anetari te keshillit bashkiak ku argumentohet fakti se nuk është arritur dakortësia më banorët e zonës për të shpronësuar e më pas ndërtuar impiantin. Kjo përgjigje është kthyer gjatë kohës që ai ka qenë ministër i Drejtësisë.
Ndërkohë qe ne nje reagim te meparshem, Vasili shkruan:
Kryeministri mashtroi paturpesisht banoret e Verrise per inceneratorin e plehrave.
Nuk besoj qe ka ndonje shqiptar, qe e beson më kryeministrin dhe te tijte kur premtojne.
Deviza e kryeministrit eshte: “Mashtrojini njerezit, boll që t’u merrni voten dhe pastaj me kalimin e viteve cdo gje harrohet dhe vemi i mashtrojme prape”
Kete gje kane bere me inceneratorin e plehrave ne Verri te Fierit duke i mashtruar banoret e duke i garantuar se kryeministri mashtrues nuk do ta instalonte inceneratorin pa pelqimin e banoreve.
Harruan banoret qe per shendetin e banoreve, qe rrezikohet seriozisht, kryeministrit nuk i behet vone fare; per ate ka rendesi qe paraja te eci.
Lexojeni vete cfare shkruante kryetari i bashkise se Fierit duke genjyer pa u skuqur e pa u zverdhur fare:
“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani.”
Kjo është Rilindja!
Kjo është Shqipëria që duam!
#ShtetPunëMirëqenie”
-shkruante Subashi në prill të 2017-ës.



Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/impianti-i-mbetjeve-n-490086/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
KOHA JONË SONDAZH

