FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inaugurohet rruga e re në Vainë të Lezhës. U bë për turizmin apo për një fshat turistik?

Laguna e Vainit në Lezhë mbetet perla e turizmit shqiptar dhe një bukuri natyrore e pagjetur në Europë. Këtë vit pushuesit do të kenë mundësi të vizitojnë më lehtë një nga zonat më të bukura të vendit, në Vainë të Lezhës.
Investimi i fundit i institucioneve shtetërore ka bërë të mundur ndërtimin e rrugës Ishull-Lezhë në lagunën e Vainit.
Kjo zonë është e njohur për bukurinë e saj, klimën e veçantë, faunën, si dhe për gatimin tradicional në disa prej restoranteve me famë në gjithë vendin. Një prej tyre dhe më i frekuentuari është “Trëndafili mistik”, ose siç njihet nga të gjithë “Te Diella”.

Ministri Turizmit Blendi Klosi ishte në inaugurimin e rrugës, e cila është fantastike, pasi kalon përgjatë Ishull Lezhës, lumit Drin dhe ecën në zemër të lagunës së mrekullueshme deri te deti. Kryebashkiaku i Lezhës, Pierin Ndreu thotë për “Koha Jonë” se investimi i kësaj rruge turistike është interesim personal i kryeministrit Rama.

Gjithsesi rruga duhet lavdëruar, pasi u bë një investim i shkëlqyer në këtë lagunë, ku numri i turistëve sa vjen e rritet. Por banorët, duke falenderuar qeverinë për rrugën e re, shprehen nën zë se kjo mund të jetë bërë për ti paraprirë një projekti privat gjigand të një grupi oligarkësh, të cilët duan të ndërtojnë një fshat turistik afër ndertesës së SHIK-ut në Vainë. Bile ka kohë që kanë filluar blerjen e tokave rrotull zonës deri te deti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por prapë rruga do lavdëruar si investim!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?