Injorancë tipike shqiptare, shajnë se pse erdhi makina e Mbretit Zog!
Në çdo vend normal dhe aq me tepër aty ku unë jetoj, bëhet gjithçka për ruajtjen dhe ekspozimin e tyre nëpër muzeume kombetare apo lokale, si pjesë e ofertes turistike dhe interesit për figurat e rëndësishme të historisë shqiptare, pavaresisht nga vleresimi momental apo subjektiv i një brezi, aq me teper me ngarkesa të caktuara politike ndaj iksit apo ypsilonit, që ka lenë gjurmë në memorjen kombetare.
Shqiperia duhet të ketë Muze edhe për Zogun edhe Enverin apo ndonjë tjetër dhe relike të tilla do duhet të jenë pjesë e tyre.
Moska ka kuartetin e komunizmit e në Prage a Varshavë ka ture turistike për periudhen komuniste.
Ne edhe Pallatin e Zogut apo te Brigadave e kemi për ndonjë president që lë gjurmë sa meteorët apo ndonjë pritje qeveritare.
Po na vijnë shumë të huaj, me miliona, dhe do duhet që të ofrojmë me shumë se çkemi, ndërkohë që të mësojnë kur vijnë këtu sadopak edhe për ato figura që asocijohen me shumë me historine e 100 viteve të fundit. Pasi se çfarë ka ndodhur në shekujt e mëhershem pak dimë ose aspak!
Ja psh; me ndriçoni mua injorantin; çfare ka ndodhur në Shqipëri në vitin 1557 apo 1634, po në 1699, po në 1717?! Po në 1814?! Erresirë totale! Gjumë i thellë! Humbetirë! Vrime e zezë si ato nder-galaktikat
KOHA JONË SONDAZH

