Integrimi, Bushati ultimatum opozitës: Mos bëj bllokadë

Në asamblenë e PS-së, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati bëri një rezyme të punës në 100 ditët e para të qeverisë ”Rama 2”. Duke prekur pjesën më të rëndësishme, siç është hapja e negociatave me bllokun e BE-së, ministri theksoi se Shqipëria pret lajmin e mirë në qershor, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të mos bëhet bllokadë.

“Kryeprioriteti i Shqipërisë është hapja e negociatave. Mesazhi nga BE është që Shqipëria është shembull suksesi në reforma. Nëse do të vijohet më këtë ritëm Shqipërisë do i propozohet hapja e bisedimeve për anëtarësim. Në Shkurt KE do të prezantojë strategjinë e zgjerimit, të gjitha vendet e rajonit do të jenë të gjitha vendet e rajonit. Ne presim që të ofrohet një hartë rruge për të gjitha vendet. Negociatat nuk i hap Rama, opozita të bashkëpunojë dhe të mos bëhet barrikadë. Shpresoj që opozita të dalë nga kjo gjendje për të kuptuar që nuk bëhet fjalë për fatin e qeverisë dhe një kryeministri, por të Shqipërisë”,-deklaroi ai.

Bushati ka folur edhe për negociatat me Greqinë për dosjet e vjetra, ku theksoi se është proces i vështirë, por që po trajtohet në mënyrën më strategjike të mundur. ”Proces i vështirë por jemi të vendosur ta trajtojmë në mënyrë strategjike, bazuar në frymën dhe të drejtën evropiane dhe për të ndërtuar marrëdhënie me Greqinë të cilat do çlirojnë energji pozitive”,-tha ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?