Integrimi në BE, Hahn: Hapja e negociatave, brenda verës së…
Eurokomisioneri Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën gjermane ”Welt”, ka folur më gjatë për strategjinë e zgjerimit, ku Ballkani Perëndimor është në provim, i cili më pas do të vendos për çeljen apo jo të negociatave si në rastin e Shqipërisë, ose të anëtarësimit si në rastin e Malit të Zi dhe Serbisë.
Sa i takon Shqipërisë, mësohet se Hahn është shprehur se: ”KE do rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë”. Më tej ai shtoi se hapja e negociatave brenda verës të këtij viti. Nga ana tjetër, Hahn tha se do të rekomandojmë hapje negociatash edhe për Maqedoninë.
“Ne besojmë se dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme dhe meritojnë këtë hap. Shqipëria ka bërë hapa në luftën kundër krimit të organizuar”, tha ai.
Ndër të tjera ai është shprehur se njerëzit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor meritojnë një perspektivë Europiane. “Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Njerëzit meritojnë një të ardhme Europiane” theksoi Hahn.
Rekomandimi i Komisionit të BE-së është një parakusht i domosdoshëm për një vendim të shteteve anëtare për të hapur negociatat e pranimit. Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim që prej viti 2014.
KOHA JONË SONDAZH

