Integrimi, Rama: Isha gati të bëja një pakt me Bashën
Në Komunikimin Javor, kreu i qeverisë Edi Rama konsideroi si objektivin më të madh të mandatit të dytë qeverisës, integrimin në Bashkimin Europian. Madje që të mundësohet sa më shpejt, Rama tha se ishte gati të bënte një pakt me opozitën e Luzim Bashës, por se s’gjeti mbështetjen e duhur.
“Kisha propozuar një pakt për të punuar së bashku për këtë dhe disa objektiva, por nga opozita mora vetëm mallkime dhe akuza pa kufi. Ata janë pa vizon dhe ide, fatkeqësisht as forca morale s’i vë dot mbi interesat e tyre të vajtueshme”,- tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa lajme të mira edhe për sektorin ekonomik kur tha se: “Qetësia e zgjedhjeve që zgjati deri në rimbledhjen e parlamentit, ia la kohën rrugës së konfliktit për pushtet të çadrës. Sot dua t’ju siguroj se pavarësisht zhurmës dhe pengesave të këtyre ditëve, nuk e kam harruar punën për të cilën jemi zgjedhur. Komisioni Europian vlerësoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për uljen e borxhit publik. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje inkurajuese. Edhe në luftën kundër informalitetit është konstatuar rritje e xhiros. Këto janë lajme të mira që më motivojmë, por që nuk na mjaftojnë. Ka kaq shumë për të bërë në çdo sektor”
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155264880831523/
KOHA JONË SONDAZH

