FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Intervista e Ramës te Çani. Kryemadhi: Përballë Prokurorëve nuk do t’i shkruash vetë pyetjet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për deklaratat që kreu i qeverisë, Edi Rama dha dje në emiionin “Zonë e Lirë” në televizionin “Klan”.

Kryemadhi thotë se dje Rama dha shfaqje e radhës duke u përgatitur për premierën para drejtësisë. Duke nënkuptuar se intervista e djeshme ishte e përgatitur, Kryemadhi shton se përballë Prokurorëve nuk do të mund t’i shkruajë vet pyetjet.

Postimi i Kryemadhit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgatitje për premierën e shfaqjes së fundit, Edi Rama u shfaq mbrëmë në provën gjenerale të rolit të Lolos. Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, klientëve të tij besnikë që të tillë kanë qenë pranë çdo kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Por me sytë e errur nga frika e provave që e implikojnë edhe atë në zullumet e bandave të trafikut harron që në përballjen finale nuk ja shkruan dot vetë pyetjet prokurorëve. Në atë përballje do të mbajë përgjegjësi vetëm për përgjigjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?