Ironia e Vasilit: Opozita e PS, Rama ka qenë 8 vite pa ”tru”

Placeholder Image

Kuvendi sot është përfshirë në debate mes qeverisë dhe opozitës, ku temë kyçe janë ekstradimi i Nezar Seitit dhe vota e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB.

Duke marrë shkas nga replikat në kuvend, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se kreu i qeverisë, në 8 vitet kur ka qenë në opozitë ka qenë pa tru.

Ka qenë një deklaratë e Ramës në kuvend ku thotë se pushteti shkon ku shkon arsyeja (truri), që bëri Petrit Vasilin të shkruajë në facebook se Rama ka shpikur një anatomi të re. Në fund Vasili shton se: ”Ruajna zot nga ky kryeministër, që ka ikur përfundimisht nga trutë e kokës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri i tromaksur i Shqipërisë shpik anatominë e re të njeriut. Sipas kryeministrit ku shkon pushteti shkon edhe arsyeja dmth truri. Sipas këtij, kryeministrit i bie që njeriu më i zgjuar në botë është Kim Jongu në Kore, që ka 100% të pushtetit pra ka edhe 100% të arsyes. I bie gjithashtu që kur ky ka qenë 8 vjet në opozitë ja ka futur kot se ka qenë pa arsye dhe pa tru. Ruajna zot nga ky kryeministër, që ka ikur përfundimisht nga trutë e kokës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?