Ironia në rrjetet sociale: Lekët për Teatrin i gjejmë, problem është “kafeja” e Ramës
Çështja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar mjaft tensione në politikën e vendin.
Kjo situatë s’mund të kalonte jashtë vëmendjes së rrjeteve sociale, nuk mungojnë ironitë në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Lidhur me këtë situatë, aktivisti Genc Sejko nuk kursen ironitë therëse për kryeministrin.
“Ore lekët për të rregulluar Teatrin edhe i gjejmë. Problem është kafja e Ramës”, shkruan Genc Sejko në postimin e tij.
Gjatë kohës që ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama është akuzuar shpeshherë se, për çdo leje ndërtimit të dhënë kërkonte 20% të vlerës… Thua kjo është “kafeja” që përmend Sejko?

KOHA JONË SONDAZH

