Ish-kryeministri: Ambasadorja e BE Vlahutin, shërbetore e Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha artikuloi akuza të forta ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Berisha tha se ambasadorja nuk ka lënë rast pa sulmuar opozitën dhe mbrojtur qeverinë.

“Nuk jam njeri që marr vendime në nxitim, asgjë nuk mendoj më shumë sesa një vendim. Nëse unë nuk u them shqiptarëve atë që mendoj, pa pretenduar se kam monopolin, unë nuk jam Sali Berisha.

Nëse këta dy ambasadorë kanë të regjistruar me dhjetra deklarata në interes të Edi Ramës dhe dhjetra sulme ndaj opozitës, këto janë të dëmshme për demokracinë. Kam respektimin më të madh për SHBA dhe BE dhe e kam dëshmuar këtë, por gjërat duhen thënë siç janë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë besoj se europa dhe qytetërimi perëndimor karakterizohet nga hapja.

Swiss Digital Mobile Reklama

A e ke dëgjuar ndonjëherë këtë ambasadoren e BE të shqiptojë fjalën kanabis? A u katandisëm ne në narkoshtet, sepse në qoftë se ministri i Brendshëm merret vetë me narkotikët dhe kryeministri e mbron atë, ky është rasti më tipik i narkoshtetit, për të mos thënë këtu dosjen e vëllait të tij, Olsi Ramës, i cili ka kryer 5 udhëtime me makinën e përshtatur për trafikun e kokainës nga grupi i Xibrakës.

Shqipërisë iu bë gjëma me kanabisin, dhe kjo ambasadore e BE nuk ka thënë asnjë fjalë.

I ndodhi një ngaterrëse Tom Doshit me Ilir Metën dhe çfarë bëri kjo zonjë? Mbushi Trupin Diplomatik se Toma do kalojë te PD.

Armando Prenga shkoi dhe qëlloi tjetrin në derën e shtëpisë, tjetrin e qëlloi në komisariat, ndërsa në Bruksel i thuhet se këtë e nxiti opozita për të bllokuar reformën në drejtësi.

Nëse përdoret pushteti i Komisionit Europian për të sulmuar opozitën, apo nëse çohet në zyrën e Obamës ky kryetrafikanti Sajmir Tahiri, atëherë mos ti themi ne këto…

Nëse nuk gjen rast pa sulmuar opozitën dhe mbron qeverinë, atëherë mos ti themi të vërtetat ne.

Nëse blihet metri katror 4700 euro, le të thotë gjithë Bota që nuk është korrupsion, unë do të them është korrupsion”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?