Ish-kryeministri Berisha vazhdon vizitën turistike në Alpe
Ish-kryeministri Berisha postoi sonte përsëri foto dhe tekst nga vizitat e tij ndër zonat alpine të Veriut.
Po i rendisim sipas kronologjisë që ish-kryeministri i ka futur në profilin e tij në facebook.

Ne Rugove te Guri i Kuq ngjitur me Qafen e Çakorrit, nje fshat bizhu afer majes se malit! (sb)

Te Guri i Kuq, ne lartesi 1500 m, me miqte tane Skender Thaçi, Mal Berisha, bashkeshortet e tyre, ne shoqerine e te cilve kaluam nje dite te paperseritshme! sb

Nga Sali Berisha (facebook)
Madheshtia e Rugoves jane burrat dhe grate e saj, qe i dhane kombit nder dhe emer ne mbare boten!
Te dashur miq, Rugova turistike eshte vertet diamanti i Alpeve tona, por madheshtia e saj eshte historia, jane burrat dhe grate e shquar te saj qe i dhane emer kombit ne mbare boten. Rugova eshte vendi lindjes dhe i origjines te gjeniut te urtesise, vizionit, guximit shqiptar, prijesit dhe arkitektit te Kosoves se pavarur, Gandit te Europes, presidentit Ibrahim Rugoves si dhe i trimave legjendar qe shnderruan Rugoven ne keshtjelle te pamposhtur te shqiptarizimit, vendi i shkrimtareve te medhenj te kombit, kengetareve te mirenjohur dhe sportistes, xhudistes me te mire te kombit dhe botes Majlinda Kelmendi!
Te dashur miq, ne kete foto jam me Dr Ibrahim Rexhaj ne Qaf Rexhaj te Shkrelit, vendin ku historikisht mblidheshin burrat nga Rafshi i Dukagjinit, Malesia e Gjakoves, Rugova dhe niseshin per mbrojtjen e trojeve shqiptare!
Ketu erdha per te vizituar kompleksin, permendoren dhe varrezen e martireve te kombit shqiptare Rexhe Avdia, Adem Isufi, Ahmet Isufi, Avdi Smajli, Isuf Smajli, Hajdar Feka, Harejdin Fekaj, qe si luftetare te Lidhjes se Prizerenit luftuan si kreshnike me nje heroizem te pashoq dhe rane per t’u bere te pavdekshem ne mbrojtje te trojeve shqiptare nga pushtuesit barbare. Ne permendoren e larte te ngritur per nder te tyre shkruhet porosia e tyre e fundit: “Shqiperine, Amanet”! Nje nderim perjete dhe mirenjohje te pakufishme te reneve te kombit tone! sb

Aty ku buron Drini i Bardhe!
Dje mbasdite vizitova mrekulli te tjera te Kosove!
Ne foto jam tek gurrat ku buron, direkt nga Mali i Rusolise, Drini i Bardhe. Roja me tha se aty cdo dite me diell, heret ne mengjes lahen zanat, shtojzovallet qe zhduken sapo shohin turistin e pare (hahaha)! sb

Shpella e famshme e Radacit, nje mrekulli tjeter e Kosoves!
Miq, ne kete shpelle, Mali i Rusolise fsheh thesaret perrallore, stalaktidet dhe stalaknitet te farketuara nga nje beteje qindra mijra e miliona vjeçare midis ujit te Drinit te Bardhe, qe dikur gufonte nga kjo shpelle, dhe shkembit te Rusolise. Gjate udhetimit brenda ne shpelle te shoqeron gurgullima e ujit qe vetem pak metra nga shpella del nga shkembi si burim i Drinit te Bardhe.
Foto eshte bere ne thellesi te shpelles tek Vaska e trete, e cila eshte e rrethuara nga vazo mahnitese te permasave te ndryshme sikur ti kishte gdhendur dora e njeriut! sb

Ujevarat e Drinit te Bardhe, afer Burimit te tij! Nje bukuri e rralle! sb
KOHA JONË SONDAZH

