Ish-ministri i PS: Venecia i dha të drejtë Metës, konfirmoi krizën e rëndë në vend

Ish-ministri socialist dhe një ish-figurave kryesore të PS-së Arben Malaj, në një postim në profilin e tij facebook ka vlerësuar vendimin e Venecias që i ka quajtur kushtetuese qëndrimet e Presidentit Meta, çka sipas tij konfirmon krizën institucionale ku ndodhet maxhoranca e cila synon pushtet absolut.

“Vendim i Venecias duke i vlerësuar kushtetuese qëndrimet e presidentit Meta, konfirmon krizën institucionale të mazhorancës e cila synon pushtet absolut. Kjo krizë e maxhorances ju ka kushtuar jo pak shqipëtarëve.

E para në thellimin dhe zgjatjen e krizës politike. E dyta në vonesat në procesin e integrimit. E treta në dobësimin dhe tendenca deformuese të reformës në drejtësi. Kjo reformë mbetet parakushti i të gjitha kushteve për perspektivën evropiane. E katërta- pushteti absolut ka ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit duke i varfëruar me shumë shqiptarët dhe duke i mbingarkuar përherë me borxhe më të rënda dhe një të ardhme më të vështirë”,- shkruan Malaj në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?