Ish-ministri socialist: Paradoks që një ish-kryeministër garon për FSHF-në, një ish-kryetar i ASH-së…

Ish-ministri i Integrimit dhe ish-deputeti socialist Marko Bello tërheq vëmendjen duke numëruar fenomenet e fundit që ai i cilëson si paradokse.

Përmes një komenti një faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bello, e cilëson si paradoks përfshirjen dhe kandidimin e një ish-kryeministri si Bashkim Fino në garën më të fundit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Komenti i plotë i Marko Bellos

Swiss Digital Desktop Reklama

Dikur kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill ishte shprehur se Ballkani prodhon më shumë histori se sa është në gjendje të konsumojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu ndodh edhe me vendin tonë, i cili vërtitet brenda një rrethi vicioz tranzicioni, nga i cili nuk po del dot, ndonëse ka kaluar më shumë se një çerek shekulli.

E si të mos mjaftonin përpjekjet sizifiane, nuk na ndahen edhe paradokset, të cilat shërbejnë me sa duket si kripa dhe piperi për ta lezetuar disi jetën e përditshme monotone;

  1. Të rinjtë shqiptarë shkojnë drejt Italisë për shkollim, punësim dhe një jetë më të sigurtë, ndërsa italianët preferojnë ti kalojnë ditët e pleqerisë në Shqipëri, ku jetojnë më mirë me pensionet e tyre italiane.
  2. Një ish-kryeministër kërkon të bëhet kryetar i Federatës së Futbollit, ndërsa një ish-kryetar i Akademisë së Shkencave nxiton të marrë kreun e Federatës së Peshëngritjes.
  3. Në Shqipëri ndërtohet nga të katër anët, ndërsa shumë shqiptarë preferojnë të largohen përfundimisht nga vendi, me shpresën se diku në botën e madhe do të jenë më të sigurt.
  4. Gjithmonë që policia njofton kapjen e gomoneve dhe skafeve me kanabis në det, nuk arrin të gjejë skafistët, a thua se këto mjete lundruese janë të telekomanduara nga satelitet.
  5. Sa më shumë ligje miratohen, aq më shumë padrejtësi duket se ato sjellin.

(Koment në “Facebook” i Marko Bellos, ish deputet i PS-së. Titulli editorial)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?