FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-Presidenti: Vlerësoj dhënien e shtetësisë së Janullatos nga Presidenti Meta

Ish-Presidenti, Bamir Topi ka vlerësuar dhënien e shtetësisë shqiptare për kryepeshkopin grek, Anastas Janullatos.

Ish-presidenti Bamir Topi rrëfeu sot në “Reapolitix” në Report Tv një kërkesë që i ka bërë ish-ministrja e jashtme greke Dora Bokojanis, kur ai ishte në detyrën e kreut të shtetit, lidhur me dhënien e shtetësisë shqiptare kreut të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, kompasit grek Anastas Janullatos.

Topi tha se Bokojanis iu drejtua me këto fjalë: “Zoti president duam të dimë, nëse do t’ia jepni shtetësinë apo jo?”. Por Topi deklaroi se e shkarkoi këtë përgjegjësi nga vetja. “Kam thënë se si institucion, për të mos e politizuar, por në funksion të rolit që ka, ju i takoni palët politike, trajtoheni me ta, të bien dakord, të bëjnë propozimin dhe unë do t’ia bëj” – tha ai, duke nënkuptuar se vullneti për të mos ia dhënë shtetësinë Janullatosit ishte i partive politike dhe jo i vetë presidentit të Republikës, edhe pse ligji ia njeh këtij të fundit të drejtën e dhënies së shtetësisë qytetarëve të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?