FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ismail Kadare me mesazh të veçantë për vdekjen e Fatos Arapit

Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare ka vlerësuar jetën dhe veprën e Fatos Arapit si “një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka” e cila sipas tij “do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsise shqipe”.

Mesazhi i plotë i Ismail Kadare:

“Pas ikjes së Dritëro Agollit letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit. Shkrimtar i rëndësishëm me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrire në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI. Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kroniken e gjatë të letërsisë shqipe. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ismail Kadare

Swiss Digital Mobile Reklama

Tirane, 11.10.2018”!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?