“Jam gjallë, më nxirrni prej këtu”! Një njeri nën rrënoja komunikon me ekipet e shpëtimit

Pëllumb Greku është personi që po komunikon me ekipet e shpëtimit në një nga pallatet e shembura në zonën e Thumanës. Ishte ora 08:30 minuta kur ekipet e kerkim shpëtimit dëgjuan zëra nga nënrrënojat.

“Jam gjallë, më nxirrni që këtu” ishte komunikimi i personit që komunikonte ndërkohë që nga banorët aty u identifikua si Pëllumb Greku.

Operacioni vijon prej 20 minutash, ndërkohë që janë shtuar forcat për të hequr inertet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pëllumb Greku dhe familja e tij u bë i njohur pak orë më parë kur e motra e tij live, bëri thirrje për shpëtimin e vëllait të vet që ishte në shtëpi me familjarët. Kuja e motrës “live” për të parë edhe njëherë të vëllanë Pëllumbin, preku zemrat e të gjithëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

E sikurse po ndodh, Pëllumbi është gjallë.

Sic raportohet, është edhe një person tjetër i gjallë i quajtur Çimi. Por akoma nuk janë nxjerrë nga rrënojat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?