Janar-maj, institucionet kushtetuese do të raportojnë në Kuvend
Institucionet kushtetuese dhe të pavarura të ngritura me ligj do të prezantojnë raportet e tyre vjetore në parlament brenda muajit maj 2017.
Në seancën e parë hapëse të sesionit të ri të hënën, Kuvendi miratoi kalendarin e raportimit të mbi 20 institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2016.
Më pas, janë komisionet parlamentare që caktojnë datat për raportim, në përputhje me planifikimin në kalendarin e tyre të punës.
Më poshtë vijon kalendari i miratuar në seancën e së hënës:
– Autoriteti i Konkurrencës do të raportojë në komisionin e Ekonomisë brenda tremujorit të parë 2016
– Avokati i Popullit do të raportojë në komisionin e Ligjeve jo më vonë se 30 prilli
– Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese brenda muajit prill
– Agjencia e Sigurimit të Depozitave në komisionin e Ekonomisë brenda 31 marsit
– Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në komisionin e Ekonomisë brenda prillit
– Enti Rregullator i Energjisë Elektrike në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese brenda 31 Marsit
– Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në komisionin e Ligjeve nuk ka një afat të përcaktuar
– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në komisionin e Ligjeve brenda muajit shkurt
– Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit në komisionin e Medias në fund të marsit
– Autoriteti i Mediave Audioviozive (AMA) në komisionin e Medias nuk ka një afat të përcaktuar
– Kontrolli i Lartë i Shtetit në komisionin e Ekonomisë brenda muajit mars
– Këshilli i Ministrave (Departamenti i Administratës Publike(DAP) për gjendjen në Shërbimin Civil në komisionin e Ligjeve nuk ka një afat të përcaktuar
– Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në komisionin e Ligjeve nuk ka afat
– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në komisionin e Ligjeve nuk ka afat
– Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në komisionin e Ligjeve jo më vonë se 31 Maji
– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në komisionin e Ekonomisë në fund të tremujorit
– Prokurori i Përgjithshëm në komisionin e Ligjeve nuk ka një afat të përcaktuar, por si rregull periudha mars- prill
– Ministri i Drejtësisë (për inspektimet në Prokurori) në komisionin e Ligjeve nuk ka afat të përcaktuar, por si rregull në një kohë me Prokurorin e Përgjithshëm, mars- prill
– Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri brenda marsit
– Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, i sapokrijuar nuk është në kushtet e raportimit vjetor
– Enti Rregullator i Ujrave Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin fund janar
– Agjencia e Trajtimit të Pronës(ATP) nuk ka afat të përcaktuar kohor për raportim
– Shërbimi Informativ Kombëtar(SHIK) raportim në komisionin për Sigurinë Kombëtare
/ata
KOHA JONË SONDAZH

