Jep dorëheqjen kreu i SHISH, Visho Ajazi
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen sot nga detyra. Ajazi drejtonte shërbimet sekrete shqiptare që nga viti 2012.
Sipas ligjit kreu i SHISH emërohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit. Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta. Mesa duket, Rama i ka dërguar kreut të shtetit kërkesën për shkarkimin e drejtorit të shërbimeve sekrete.
Ndërkohë ende nuk ka detaje se kush do të jetë pasuesi i Visho Ajazit në këtë detyrë.
Si emërohet kreu i SHISH:
Ligji për Shërbimin Informativ Shtetëror
Neni 5
(Ndryshuar me ligjin nr. 8479, datë 29.04.1999)
Shërbimi Informativ Kombëtar drejtohet nga Drejtori, i cili përgjigjet për veprimtarinë e tij.
Drejtori e zëvendësdrejtor i tij emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit. Punonjësit e tjerë emërohen e shkarkohen nga Drejtori i SHIK-ut.
Drejtori i SHIK-ut ka këto detyra: – Informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar.
– Përgjigjet për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, i cili duhet të jetë objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike.
– Mbron metodat dhe burimet e informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.
– Statusi i tij, për efekte trajtimi ekonomik, njësohet me atë të një ministri, ndërsa ai i zëvendësdrejtorit të SHIK-ut me atë të një zëvendësministri
JETSHKRIMI ZYRTAR I KREUT TË SHISH
Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Përvoja e tij e gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, software inxhinier dhe menaxher IT, diplomaci dhe inteligjencë, kombinuar me karakterin entuziast, motivim të lartë, ambicie e dinamizëm, background të fortë matematik dhe përvojë të gjerë në programim, është një pasuri e krijuar nga vite të gjata pune intensive. Shtuar dhe rreth tre vitet e fundit në politikëbërje në fushën e shoqërisë së informacionit, si dhe në Qeverisje, i ka mundësuar z. Visho Ajazi Lika të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, atë të pranimit të marrjes së drejtimit të një institucioni të rëndësisë së veçantë kombëtare, me besimin se kontributi i tij do të jetë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të SHISH-it.
Përvoja e gjatë e punës në ekip dhe aftësitë drejtuese të tij, janë një garanci se drejtimi i ardhshëm i këtij institucioni do të jetë një vlerë e shtuar në detyrat e tij veçanërisht të rëndësishme në funksion të Sigurisë Kombëtare dhe detyrave të tjera kushtetuese dhe ligjore.
Z. Visho Ajazi Lika është drejtues i fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit, në përmirësimin e punës në grup, promovimin e karrierës në institucion dhe në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor, të cilit SHISH-i duhet t’i përmbahet me fanatizëm.
EDUKIMI DHE KUALIFIKIMET
UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS 1976-1981
PROGRAMI SPECIAL 5 VJECAR
DOKTORATURË NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE 1991
HULUMTIME POST DOKTORATURËS MARS-KORRIK 1993
UNIVERSITETI POLITEKNIK I BARCELONËS
STRUKTURAT OCTREE NË KTHESAT DHE SIPERFAQET 3D
EKSPERIENCA PROFESIONALE DHE PUNËSIMI
SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT GUSHT 2012
DREJTOR
KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHJETOR 2009- GUSHT 2012
ZËVENDËSMINISTËR PËR I-TIK
IQOR MARS 2007- NENTOR 2009
ZËVENDËS PRESIDENT PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT;
EQUIFAX (IRMC) DHJETOR 1998- SHKURT 2007
SENIOR PROGRAMMER ANALIST
DREJTUES I PROJEKTIT GENERIC NBS PACKAGES
ORIFLAMME LTD KORRIK 1997 – PRILL 1998
ADMINISTRATOR I SISTEMIT KOMPJUTERIK TË KOMPANISË;
SHËRBIMI INFORMATIV KOMBËTAR SHTATOR 1994 – KORRIK 1997
DREJTOR I SHËRBIMIT TË JASHTËM;
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME MAJ 1993 – GUSHT 1994
DIPLOMAT DHE SEKRETAR I PARË NË AMBASADËN SHQIPTARE NË RIAD, ARABI SAUDITE;
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS SHTATOR 1991 – MAJ 1993
PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË INFORMATIKËS;
UNIVERSITETI I TIRANËS SHTATOR 1984-GUSHT 1991
PEDAGOG NË KATEDRËN E INFORMATIKËS;
NDËRMARRJA E KONSUMIT TË GJERË SHTATOR 1981-GUSHT 1984
MATEMATIKAN.
KOHA JONË SONDAZH

