FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jorida Tabaku i kthehet Arben Ahmetajt: Fle e qetë, nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK-u

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka debatuar ashpër me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj ditën e sotme në Kuvend. Tabaku i është kthyer Ahmetajt, teksa tha se “une fle e qetë e nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK”.

Deklarata e deputetes së PD Jorida Tabaku:

Nuk është këtu zotëria që më kërcënoi por sa për dijeni unë jam Jorida Tabaku e kam për krenari që vij nga dy familje shumë të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka 9 vite që është në pushtet e ka qenë përballë meje me vite me radhë dhe në komision ekonomie e në komisionin e inceneratorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë fle e qetë gjumin nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK.

Nëse do të hetojë të vazhdojë ka gjithë fuqinë e shtetit po mua nuk më intimidon as më kërcënon dot, ashtu si nuk më ka intimiduar e kërcënuar dot me çdo mënyrë që është përpjekur në komisionin e inceneratorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?