Juncker: Shqipëria ti jap fund konflikteve territoriale, ose…

Në një konferencë të përbashkët me Presidentin e KE-së, Juncker, kreu i qeverisë Edi Rama tha se kjo vizitë vjen në një kohë pak para se të çelen negociatat dhe se në Shqipëri kanë ndodhur shumë gjëra.

Në fjalën e tij, Presidenti Juncker siç e tha edhe në Maqedoni, nuk e ka nisur turin në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që të japë një datë për çeljen e negociatave, por për të inkurajuar Shqipërinë në nismat dhe reformat që ka ndërmarrë. Juncker bëri thirrje për ti dhënë fund konflikteve territoriale me fqinjët deri në datën e çeljes së negociatave.

“Këtu në Tiranë filluam udhëtimin tonë përmes Ballkanit Perëndimor. Shqipëria nuk ka asgjë të habitshme, e njoh nga larg. Për ne Shqipëria është vend partner, por ne jemi ndarë nga të papriturat e historisë, por nuk duhet humbur më aq kohë për tu bashkuar. Konstatoj me kënaqësi që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progres. Këto progrese janë domethënëse. Nëse vijojnë kështu do të ketë rekomandimin. Unë inkurajoj reformat e rëndësishme. Ne do të jemi përkrah Shqipërisë të përgatisë anëtarësimin. Të gjitha problemet ndërmjet vendeve kufitare të jenë të zgjidhura deri në datën e anëtarësimit. Shqipëria t’i japë fund konflikteve territoriale deri atëherë”,-tha Juncker.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?