Presidenti i KE, Juncker : Shumë i kënaqur me kryeministrin Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar takime me krerët e BE. Takimi më i rëndësishëm është ai me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili drejton dhe institucionin më të rëndësishëm në strukturën vendimmarrëse të BE.

Pas takimit,  Rama dhe Juncker zhvilluan një konferencë për mediat. Juncker, gjatë deklaratës së tij u shpreh optimist se në 6 muajt e ardhshëm do të jepet rekomandimi për çeljen e negociatave.

Presidenti i KE vlerësoi me nota mjaft pozitive reformat e qeverisë “Rama”. Ai tha se ishte i lumtur me informacionet që i vinin për punën e qeverisë shqiptare. Gjithashtu, Juncer deklaroi se shumë shpejt do të vizitonte Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne po shohim reformat që po bën Shqipëria, në shumë drejtime, reformën në drejtësi. Jemi shumë të lumtur me atë që po ndodh në Shqipëri. Mendoj që do t’u propozojmë vendeve anëtare të hapjen negociatat. Varet nga rruga që do ndërmarrë vendi për reformat në muajt e ardhshëm. Unë jam i impresionuar nga progresi i bërë, Shqipëria po ecën mjaft mirë”, -deklaroi Juncker i cili paralajmëroi një vizitë në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar shkrimeve kundër Shqipërisë në mediat evropiane për drogën dhe krimin e organizuar, Juncker tha se do të shikohen vetëm reformat dhe asgjë nga ato që shkruhet. Duke theksuar se shpesh herë qarkullojnë lajme që sipas tij kopjohen keq apo keqinterpretohen.

Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi se largohet nga Brukseli i bindur për ardhjen e rezultateve konkrete. “Jam i lumtur që jeni të gatshëm të na mbështesni. E lë Brukselin me bindje se rezultatet më të prekshme do të vijnë. Sfida tashmë është e përbashkët”,- deklaroi Rama.

VIDEO/KONFERENCA PER MEDIAT E KRYEMINISTRIT RAMA DHE PRESIDENTIT TE KE

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155368608766523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?