Kampi i refugjatëve në Shqipëri? Kancelari austriak: Do të shohim
Kancelari austriak Sebastian Kurz ka deklaruar sot se do të shihet mundësia që Shqipëria të jetë vendi ku do të ngrihet kampi i refugjatëve. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta gjermane ‘Der Spiegel’
Gazeta ‘Der Spiegel’ shkruan se Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar me ministrin e Brendshëm gjerman Horst Seehofer (CSU) ku temë e diskutimit ka qenë politika e emigracionit. Austria po punon me një grup të vogël të vendeve të BE për planet për qendrat e pritjes për refugjatët jashtë BE.
I pyetur nga media gjermane nëse një qendër e tillë pritëse mund të ngrihej në Shqipëri, Kurz tha: “Ne do të shohim”.
‘Der Spiegel’ se Shqipëria shihet si vend i mundshëm për ngritjen e kampit dhe nga mediat austriake.
KOHA JONË SONDAZH

