FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kanabisi, Klajda Gjosha: S’është e mjaftueshme vetëm puna e policisë

Ministrat e LSI-së në kabinetin qeveritar të Ramës janë në një linjë.  Situata e kanabisit është një sfidë e madhe dhe nuk është e mjaftueshme vetëm puna që bën policia, thotë ministrja e Integrimit Klajda Gjosha

“Situata e krijuar me kanabisin është një sfidë  shumë e madhe dhe mendoj që  duhet të jetë patjetër një prioritet i qeverisë shqiptare për të luftuar këtë fenomen.

Nuk është e mjaftueshme  vetëm puna që bën policia për të kapur dhe asgjësuar të gjithë rrënjët e kanabisit të mbjella në Shqipëri, por ajo çka është shumë e rëndësishme është që të evidentojmë personat përgjegjës për këtë çështje. Sigurisht që as në Bruksel nuk janë indiferentë ndaj kësaj situate” thotë ministrja Gjosha në një intervistë të publikuar sot në faqen online Shqiptarja.com

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë Ministri i Drejtësisë propozoi angazhimin e ushtrisë në luftën kundër kanabisit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?