Kanabisi/ Mblidhet Këshilli i Sigurisë, Rama bojkoton

Sapo është mbledhur Këshilli i Sigurisë i thirrur nga presidenti Bujar Nishani, për situatën shqetësuese të kanabisit në vend.

Në këtë mbledhje vihet re mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili mesa duket ka zgjedhur bojkotin. Në vendin e tij, ka shkuar zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Në takim, janë prezent edhe: Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, Visho Ajazi, kreu i Shërbimit Informativ dhe ministrat. Edhe më herët, Rama ka paralajmëruar bojkotin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte kreu i shtetit Bujar Nishani, i cili ka kërkuar mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kultivimit të kanabisit. Nishani ka thënë se kanabisi, është kthyer në një burim kriminaliteti në rritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?