Kandidati i LSI, Altin Toska: Për 23 ditë qeverisja do t’i kthehet popullit

Kandidati i LSI në Elbasa, Altin Toska ka zhvilluar sot takime me banorë të zonës së Shpatit në Elbasan. Në një postim në Faceboo, Toska shprehet se uragani i ndryshimit po rritet dhe se qeverisja do t’i kthehet popullit për 23 ditë.
“Uragani i ndryshimit dhe shpresës po rritet dita ditës! Çdo ditë në sytë e njerëzve shohim zhgënjim nga keqqeverisja dhe premtimet boshe por gjithashtu dhe shpresë për kthesën e 25 Prillit që po vjen. Vota e njerëzve fisnik të Shpatit do jetë një grusht i hekurt që do të shemb kështjellën propagandistike të rilindjes, dhe do i hapi rrugën e ndërtimit të jetës së re këtu në Shpat, në Shqipëri, në shtëpinë tonë! Për 23 ditë qeverisja do ti kthehet popullit”,- shkruan Toska në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?