“Kapeni për zhelesh dhe nxirreni jashtë”, pendohet Topalli: Kur e mendoj nuk më vjen mirë, por…

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte e ftuara e së premtes në “Studio e Hapur”. Në studion e “News24” me gazetaren Eni Vasili, ish-deputetja e PD-së komenton një frazë të përdorur prej saj në sallën e seancave plenare, “Kapeni për zhelesh e qiteni jashtë”, e cila ka ngjallur jo pak reagime.

Teksa thotë se është penduar që ka përdorur këtë frazë, ish-kryetarja e Kuvendit tregon edhe tensionin që krijohej në seancat plenare, dhe mënyrën sesi ajo duhet të drejtonte seancën.

“Më vjen keq që më ka ngelur, edhe pse në shkodranishten time nuk ka atë kuptim të papëlqyer që jep tek të tjerët. Nuk e kam kuptuar që jepte një ndjesi jo të mirë ajo fjalë. Më vjen keq. Jam dakord me ju që ngjan pak e ashpër, jam plotësisht dakord. Kam kërkuar ndjesë. E përsëris prapë se kur e mendoj nuk më vjen mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por do kërkoja nga ju që të më kuptonit se kur nis seanca plenare në 10:00 të mëngjesit dhe nuk mbyllet deri në 00:00 të natës, kur ishte buxheti apo seanca të ndryshme, dhe ti ke përpara aty forca pa fund, që sulmojnë kryeministrin, vazhdonin me mua dhe që flisnin pa mikrofona. Unë isha aty dhe duhet të moderoja dhe thosha me vete; “Oh Zot më ndihmo që t’ia dal”. Në 8 vite, shumicës së rasteve ia kam dalë mirë, në disa raste jo, dhe për këtë kërkoj ndjesë”, shprehet Topalli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?