FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Keqmenaxhimi i pandemisë dhe marrëveshja për vaksinën ruse rrëzojnë kryeministrin e parë në BE

Keqmenaxhimi i pandemisë dhe blerja e vaksinës ruse anti-covid ka futur në krizë politike shtetin e parë anëtar të Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për Sllovakinë. Kryeministri populist anti-korrupsion, Igor Matoviç, i zgjedhur një vit më parë, ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Ai mori përgjegjësi për aprovimin e vendimit për blerjen në mënyrë sekrete dhe përdorimin e vaksinës “Sputnik V” në nivel kombëtar, pa autorizimin e Agjencisë Europiane të Barnave.

Dorëheqja u bë e pashmangshme edhe si shkak i largimeve të njëpasnjëshme të ministrave të kabinetit qeverisës dhe përplasjeve të ashpra. Matoviç zbuloi se pasues i tij në rolin e kryeministrit do të jetë ministri aktual i Financave, Eduard Heger.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kriza politike brenda koalicionit të brishtë shpërtheu 3 javë më parë kur në dritë doli një marrëveshje sekrete për blerjen e 2 milionë dozave të vaksinës ruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Matoviç tentoi ta justifikonte vendimin e tij, për të siguruar dozat e “Sputnik V” pa dijeninë e partnerëve qeverisës, duke pretenduar se kjo do të përshpejtonte programin e vaksinimit, por nuk ia doli të shuante polemikat.

Sllovakia, me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, është goditur rëndë nga pandemia koronavirusit dhe numëron një total prej 360 mijë të infektuarish dhe 9500 jetë të humbura.

Slovakia PM offers to swap roles with finance minister

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?