Kërpaçi: Kushdo që mban në këmbë këtë qeveri, partner në krim
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, thotë se rrëzimi i qeverisë është i domosdoshëm dhe se kushdo që e mban në pushtet Ramën, për të është partner në krim.
Kërpaçi thotë se rinia e sotme nuk e ka kulturë dhunën por kërkon demokracinë. Kryetarja e LRI-së, dënon dhunën e policisë dhe gazin helmues që hedh tek të rinjtë.
”Ne e dënojmë fortë dhunën e shkopave të gomës dhe të gazit helmues që u hodh mbi rininë e këtij vendi në 11 maj, pa kursyer edhe fëmijë që u mbytën në frymëmarrje e në lot prej gazit helmues të qeverisë autokrate”.
Postimi i plotë
Qeveria e Rilindjes në Shqipëri ka blerë pushtetin përmes krimit të organizuar dhe sot na ka vjedhur të ardhmen. Rrëzimi i saj është domosdoshmëri. Kushdo që e mban në këmbë, partner në krim.
Rinia nuk e ka në kulturë dhunën. Rinia e sotme kerkon demokracine qe nuk e solli dot as rinia e ’90, edhe pse sakrifikuan shumë për të, disa dhe jeten.
Ne e denojme fort dhunen e shkopave te gomes dhe te gazit helmues qe u hodh mbi rinine e ketij vendi ne 11 maj, pa kursyer edhe femije qe u mbyten ne frymemarrje e ne lot prej gazit helmues te qeverise autokrate.
Ne do te jemi sot ne shesh me te vendosur se kurre dhe do vazhdojme te luftojme me te gjitha mjetet demokratike per te ardhmen time dhe te rinjve si dhe per Shqiperine qe enderruan prinderit tane.
Asnje Hap pas!
KOHA JONË SONDAZH

