Këshilli i Mandateve heq nga rendi i ditës ndryshimet për rregulloren e Kuvendit
Me propozim të opozitës, Këshilli i Mandateve dhe Rregullores kanë hequr nga rendi i ditës pr/vendimin për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Deputeti i PD, Eduard Halimi tha se ky pr/vendim duhet të futet në rend ditë dy javë pas depozitimit.
Halimi: Neni 27 i rregullores thotë që nuk mund të futet në punën e komisioneve pa u futur në kalendar. Neni 27 parashikon që duhet të futet në kalendar, pastaj të futet në punën e komisioneve.
Ruçi: Siç e lexova rendin e ditës, janë tre çështja, Pra e para dhe e treta janë shqyrtim, e dyta është njohje që nuk ka përmbushur ato kërkesa që nuk është në kalendar. Njohje do të thotë dy gjera, prezantohet nisma sipas programit të Kuvendit dhe së dyti të përcaktohen relatorët. Atëherë kaq është që është futur, dhe termi është njohje. Ka vetëm një hall, kemi dy vjet që kemi bërë ndryshimet kushtetutese, kemi 1 vit që kemi miratuar paketën e reformës në drejtësi dhe nuk kemi bërë ndryshimet në rregullore. Jam dakord të hiqet nga rendi i ditës, të plotësohen dy javë, nuk ka asnjë nxitim, përderisa kemi pritur dy vjet presim dhe dy javë.
KOHA JONË SONDAZH

