Këshilltari i Trump: Tirana shpalli non grata ambasadorin e Iranit. Jemi në krah të Shqipërisë
John Bolton, Këshilltar i Presidentit Donald Trump për Sigurinë, ka reaguar sot në mbrëmje lidhur me shpalljen non grata të dy diplomatëve iranianë nga Tiranë.
Në media u raportua se bëhej fjalë vetëm për dy diplomatë që kanë kryer aktivitete që bien në kundërshtim me statusin diplomatik, por Bolton saktëson se Shqipëria ka shpallur non grata ambasadorin e Iranit në Shqipëri.
Në mesazhin e tij, Bolton thotë se SHBA mbështet qëndrimin e Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke u sinjalizuar liderëve iranianë se mbështetja e tyre për terrorizëm nuk do të tolerohet. Ne mbështesim kryeministrin Rama dhe me popullin shqiptar”,- shkruan John Bolton.
Prime Minister Edi Rama of Albania just expelled the Iranian ambassador, signaling to Iran’s leaders that their support for terrorism will not be tolerated. We stand with PM Rama and the Albanian people as they stand up to Iran’s reckless behavior in Europe and across the globe.
— John Bolton (@AmbJohnBolton) December 19, 2018
Ditën e sotme Qeveria Shqiptare mori vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend. Në përgjigje të interesit të Top Channel, zëdhënësja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e konfirmon këtë informacion. Sipas zëdhënëses së MEPJ-së, “vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”. Burime jozyrtare i thanë Top Channel se ky vendim, me gjasë vjen pas një bashkëpunimi me shërbimet izraelite për të shmangur një incident gjatë ndeshjes në Shkodër. Në atë kohë kishte informacion se, Lavdrim Muhaxheri dhe disa terroristë të tjerë do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite. Për këtë çështje, në Shqipëri dhe Kosovë u arrestuan më shumë se 20 persona.
KOHA JONË SONDAZH

