Kështu bëhet protesta qytetare për çështjen kombëtare
Pjesëmarrja e qytetarëve grekëve në protestë kundër asaj që e konsiderojnë vjedhje të historisë dhe të kulturës së tyre ka qenë e paprecedentë.
Qindra mijëra njerëz nga e gjithë Greqia mbushën sheshin Sintagma në Athinë. Protestuesit ishin aq shumë sa sheshi nuk mjaftonte dhe qytetarët qëndruan në rrugët përreth tij gjatë orëve të protestës.

Ajo që e bëri më të bukur protestën e grekëve ishte se organizimi u bë thjesht dhe vetëm nga qytetarët në rrjetet sociale dhe jo nga partitë politike.
Pas një proteste të tillë, presioni ndaj negociatorëve grekë me ato maqedonas për emrin është akoma më i madh. Organizatorët ishin shoqata të ndryshme kulturore nga vendi dhe diaspora, të cilët e quajtën këtë një demonstrim kundër përpjekjeve të “FYROM” ose shtetit të Maqedonisë që tenton të grabisë pjesë të historisë dhe kulturës greke.

Kulmi i protestës nuk ishte fjalimi i një politikani por i një kompozitori, 92 vjeçarit grek Mikis Theodhorakis, një figurë simbolike e Greqisë.
Një natë më parë, anarkistët kishin sulmuar shtëpinë e tij duke shkruar me bojë të kuqe në hyrjen kryesore mesazhe kërcënuese. Pavarësisht kësaj Theodhorakis doli në protestës dhe deklaroi publikisht se ishte “gati dhe shumë i qetë”.
“Maqedonia ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë Greqi” i tha Teodorakis turmës së njerëzve, duke theksuar se çdo sugjerim për zgjidhjen e çështjes duhet të vendoset me një referendum.
“Nëse një qeveri duhet të firmosë në emër të vendit, nuk ka asnjë dyshim që më parë, duhet të pyesë popullin grek” u shpreh Teodorakis para qindra mijëra protestuesve që mbanin në duar flamuj ku shkruhej “Duart larg nga Maqedonia” dhe “Maqedonia është Greqi”. Qeveria e majtë e Syriza-s ka propozuar një zgjidhje që e përfshin fjalën Maqedoni brenda emrit zyrtar të shtetit fqinj, por që e diferencon qartë nga krahina e Maqedonisë në Greqi. Por për shumë grekë, sërish kjo zgjidhje është e papranueshme.

Pa i hyrë në detaje mosmarrëveshjeve mes grekëve dhe maqedonasve, protesta e grekvëve në sheshin Sintagma është për t’u admiruar, si një shembull i presionit qytetar ndaj pushtetarëve, që marrin përsipër të negociojnë çështjen kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

