Klevis Balliu: Çdo ditë që Rama rri në pushtet aq më shumë vidhet Shqipëria

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në protestën e sotme në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, u shpreh se prokuroria e përgjithshme po shkel ligjin për hetimin e kësaj afere korruptive.

Ai deklaroi se “Arta Marku është një vegël e kësaj qeverie. Kemi një krim që është kryer këtu dhe kjo zonjë nuk arreston autorët e vjedhje, por lë në burg banorët që protestojnë për shtëpitë”.

Deputeti i PD-së ftoi qytetarët që të protestojnë në krah të banorëve dhe të studentëve, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin. “Çdo ditë më shumë që rri në pushtet Edi Rama aq më shumë vidhet Shqipëria”.- tha Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/265502817463980/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?