KLGJ dhe KLP kalojnë automatikisht nga Kuvendi pa konsensus

Parlamenti ka rrëzuar sot me 73 vota kundër dhe 11 pro, projekt-rezulutën e Partisë Demokratike, që i kërkonte qeverisë shqiptare që të ndryshonte qëndrim lidhur me qëndrimin kundër në OKB për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Për këtë qëndrim, u miratua rezoluta e Partisë Socialiste me 73 vota pro dhe 11 kundër, e cila e mbështet qeëndrimin e mbajtur nga qeveria.

Kjo rezolutë u miratua edhe me votta e PDIU-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, në Kuvend kaloi edhe ligji për menaxhimin e burimeve ujore, me 73 vota pro dhe 10 kundër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, projekt-ligji për statusin e minatorit, një propozim i deputetit të LSI Pëparim Spahiu LSI, u rrëzua me 70 vota kundër, 4 abstenime dhe 9 pro.

Ndërkohë, lista për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së, pati 72 vota pro, që ishin të mjaftueshme për t’i miratuar, , por në bazë të Kushtetuetës ajo ka kaluar automatikisht me raundin e tretë.

Anëtarët e KLGJ dhe KLP, listës nuk i duhen më 94 vota në Kuvend

Nënkomisioni Ad-Hoc i ngritur për përzgjedhjen e kandidatëve për KLP dhe KLGJ ka hedhur këtë të hënë për të tretën herë shortin përkatës. Shorti ka zgjedhur 10 kandiadatët të cilët në rast se nuk ka surpriza, do të jenë anëtarët përfundimtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Konkretisht, 5 anëtarët pjesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të jenë Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj nga radhët e avokatëve, Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci nga radhët e pedagogëve dhe Alfred Balla si pjesë e shoqërisë civile. Ndërsa 5 anëtarët që do të jenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të jenë Fatmira Luli dhe Alban Toro nga radhët e avokatisë, Erion Muharremaj dhe Maksim Qoku nga radhët e pedagogëve dhe Naurela Llagami si pjesë e shoqërisë civile. Pas 3 raundeve, opozita nuk dha konsensus për këto emra, duke e quajtur këtë proces si antikushtetues dhe të padenjë, për shkak se sipas saj, kandidatët kishin probleme me ligjin, gjë për të cilën ishin s’kualifikuar nga ONM. “Dy organet më të larta KLGJ dhe KLP i kanë sot themelet të vendosura në antikushtetutshmëri. Janë po ata kandidatë me probleme me ligjin. Kandidatët janë tërësisht nën kontrollin e qeverisë. Kandidatë të skualifikuar nga ONM-ja, kandidatë që nuk paguajnë taksa. Këtij procesi i mungon konsensusi kushtetues. SPAK-u juaj u krijua me marrëveshjen Xhafaj-Marku, një SPAK provizor që ju duhet që të mbyllni dosjet”- u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Ndërkohë kryetari i komisionit të posaçëm, deputeti socialist Ulsi Manja falenderoi kandaitët që morën pjesë në konkurim dhe u kërkoi që të respektojnë Kushtetutën. “Të zbatojnë me korrektësi Kushtetutën dhe ligjin, të jenë larg ndikimeve politike”- theksoi Ulsi Manja.

Shorti 

Hedhja e shortit për herë të tretë vjen pasi dy listat e mëparshme u rrëzuan në Kuvend, ku nuk arritën të marrin 94 votat që nevojiten për t’u miratuar. Por në votimin që pritet të bëhet seancën e së enjtes, nuk do të duhen më 2/3 e votave të deputetëve dhe lista me 10 anëtarët për KLGJ e KLP do të konsiderohet e miratuar edhe me shumicë të thjeshtë. Miratimi i kësaj liste do t’i hapë kështu rrugë ngritjes së dy institucioneve të rëndësishme, që krijohen në kuadër të reformës në drejtësi. Kështu do të çelet më në fund drita jeshile edhe për ngritjen e Prokurorisë Speciale (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që sipas ligjit krijohen 2 muaj pas konstituivit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Lista me 10 emra:

Kandidatë nga trupa e Avokatisë për KLGJ: Fatmira Luli dhe Alban Toro

Kandidatë nga trupa e Pedagogëve për KLGJ: Erjon Muharremaj dhe Maksim Çoku

Kandidatja nga Shoqëria Civile për KLGJ: Naurela Llagami

Kandidatë nga trupa e Avokatisë për KLP: Nuriha Seiti Meta dhe Tartar Bazaj

Kandidatët nga trupa e Pedagogëve për KLP: Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci

Kandidati nga Shoqëria Civile për KLP: Alfred Balla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?