FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klodiana Lala, akuza të forta kupolës së Policisë së Shtetit

Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me grupin e Habilajve, kreu i dyshuar i së cilit, Moisi Habilaj, u arrestua sot në Itali.

Këtë lidhje e konfirmoi live në emisionin “Studio e Hapur”, gazetarja e kronikës Klodiana Lala.

“Një burim i imi nga prokuroria në Shqipëri më njofton se klani i Habilajve në Vlorë ka lidhje të fortë me një pjesë të kupolës së Policisë së Shtetit.” – u shpreh Lala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Saimir Tahiri, kushëri me Habilajt, është akuzuar se ka lidhje me veprimtarinë kriminale me këtë grup. (lexo këtu)

Swiss Digital Mobile Reklama

Moisi Habilaj u arrestua sot në Itali bashkë me 6 persona të tjerë, shqiptarë dhe italianë. Sipas Guardia di Finanzës, grupi i tyre ka trafikuar drogë me vlerë 20 milion euro nga Shqipëria në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?