Kodheli: Shqipëria, zë i fortë në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës

Një delegacion i parlamentit Shqiptar ka vizituar këto ditë Ukrainën. Delegacioni i kryesuar ngë kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli zhvilloi disa takime me përfaqsues të parlamentit në këtë vend.

Fillimisht delegacioni u takua me grupin parlamentar të miqësisë Ukrainë-Shqipëri, me Kryetarin e Grupit të Miqesisë Kurylo Vitaliy u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe u shkëmbyem ide për rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite, Kodheli zhvilloi një takim me kryetaren e komisonit të jashtëm ukrainase, Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme Hanna Hopko me të cilën bashkëbisedova mbi marrëdhëniet dypalëshe, mbi situatën në Ukrainë, progresin e Shqipërië në rrugën e integrimit euro-atlantik, rolin e saj në rajon e më gjerë si dhe sfidat ndërkombëtare me të cilat po përballet sot kontinenti ynë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një interviste për mediat vendase, Kodheli u shpreh se “Shqiperia që në krye të herës ka qenë një nga zërat më të fortë në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy vendet duhet të punojnë për demokraci, për shtetin e së drejtës, për reformat dhe të shtyjmë përpara marrëdhëniet tona bilaterale, qofshin ato në fushën ekonomike apo ato kulturore.

Të rrisin bashkëpunimin tonë më tej për proseperitetin e dy vendeve tona”.

Gjatë vizitës në Ukrainë, delegacioni Shqiptar u takua me zëvendëskryetaren e Parë të Parlamentit të Ukrainës  Iryna Gerashchenko me të cilën u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?